TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtëpia e Bardhë ka kërkuar që amerikanët të mos i bashkohen thirrjes për të shkuar për të luftuar në Ukrainë përballë agresionit rus. “Ukrainasit kanë treguar guximin e tyre dhe po kërkojnë çdo mundësi që kanë për të mbrojtur veten” tha zëvendëssekretarja kryesore e shtypit Karine Jean-Pierre në bordin e Air Force One. Ndërsa shtoi se “qytetarët amerikanë nuk duhet të udhëtojnë në Ukrainë”.
Në një deklaratë të dielën, Zelensky iu drejtua “të gjithë qytetarëve të botës, miqve të Ukrainës, paqes dhe demokracisë”, duke iu kërkuar “ të bashkohet në mbrojtjen e Ukrainës, Evropës dhe botës”.