BOTA, 1 Mars 2022, 23:13

Luftime të ashpra në qytetin Zhytomyr, disa nga trupat ruse i dorëzohen ukrainasve (VIDEO)

Luftime të ashpra në qytetin Zhytomyr, disa nga trupat ruse i

Mediat e huaja kanë publikuar një video nga situata në qytetin ukrainas Zhytomyr. Siç shihet nga pamjet, shumë godina janë djegur gjatë luftimeve, ndërsa shumë persona po angazhohen për t’i neutralizuar flakët. Nuk dihet nëse ka viktima deri në këto momente.

Sakaq, shpërthimet janë regjistruar edhe në Kiev. Zyrtarët kanë thënë se sulmet janë shënuar shumë pranë kryeqytetit, ndërsa ushtarët dhe grupet vullnetare janë në gatishmëri për t’i bërë ballë pushtuesit rus.

Ndërkaq, në një tjetër video të publikuar në rrjet, shihen se si disa nga trupat ruse i dorëzohen ushtarëve ukrainas. Ata shfaqen me duar ngritur, në rresht duke ndjekur drejtimin e ushtarëve ukrainas.