TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë po japin ndikim të madh në ekonominë ruse, tha të martën ministri gjerman i Financave, teksa grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) po shqyrtojnë masa të tjera ndaj Rusisë pas nisjes së pushtimit ndaj Ukrainës.
Sanksionet “tashmë kanë pasur një ndikim masiv në tregjet e kapitalit dhe në monedhën”, tha ministri gjerman, Christian Lindner, shteti i të cilit e ka presidencën e G7-s.
Ministrat e G7 po takohet për të “këmbyer sugjerime për masat e mëtejme që mund të merren”, tha Lindner, duke shtuar se vendimi për propozimet e paraqitura do të merret në ditët në vijim.
Qëllimi i sanksioneve është të “izolohet Rusia politikisht, financiarisht dhe ekonomikisht”, tha Lindner. /REL