TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Parlamenti Europian miratoi me 637 vota pro, 13 kundër dhe 26 abstenim një rezolutë ku dënohet sulmi rus në Ukrainë dhe kërkohet dhënia e statusit kandidat për anëtarësim në union të këtij vendi.
“Parlamenti Europian u bën thirrje institucioneve të BE-së që të punojnë drejt dhënies së statusit të kandidatit për në BE, Ukrainës në përputhje me nenin 49 të Traktatit për Bashkimin Evropian dhe mbi bazën e meritës dhe ndërkohë, të vazhdojnë të punojnë drejt integrimit të saj në Tregun e Përbashkët të BE-së në përputhje me Marrëveshjen e Asociimit” – thuhet në rezolutë.
Ajo që bie në sy në pikën 35 të rezolutës së miratuar është shprehja e keqardhjes për Serbinë që nuk iu bashkua vendeve të BE-së me sanksione ndaj Moskës.
“Parlamenti Europian nënvizon me shqetësim të madh përpjekjet e vazhdueshme të Federatës Ruse për të destabilizuar vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për të ndërhyrë në proceset e tyre demokratike; denoncon ata që i shprehën mbështetje Federatës Ruse pas agresionit të saj kundër Ukrainës dhe përgëzon mbështetjen e treguar nga ato vende të Ballkanit Perëndimor që janë aleatë euroatlantikë; shpreh keqardhjen e fortë për mos-angazhimin e Serbisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë, e cila dëmton procesin e saj të anëtarësimit në BE dhe rithekson pritshmërinë e saj që kandidatët për anëtarësim në BE të përputhen jo vetëm me acquis të BE-së, por edhe me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së” – thuhet në rezolutë.
Më herët Beogradi zyrtar deklaroi se e njeh tërësinë territoriale të Ukrainës, por nuk iu bashkua sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë.