BOTA, 2 Mars 2022, 19:26

Pas Ukrainës, një tjetër shtet i ish-Bashkimit Sovjetik kërkon anëtarësimin në BE

Pas Ukrainës, një tjetër shtet i ish-Bashkimit Sovjetik

Gjeorgjia, një ish-shtet sovjetik në bregun lindor të Detit të Zi, do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Këtë e ka konfirmuar partia në pushtet. Një vendim i tillë vjen një ditë pasi Parlamenti Europian i dha mbështetje aplikimit të Ukrainës për t’iu bashkuar unionit.

Sipas BBC, kryetari i partisë Ëndrra Gjeorgjiane, Irakli Kobakhidze është shprehur për gazetarët se po i bën thirrje BE-së që të shqyrtojë kërkesën e shtetit të tij në mënyrë urgjente dhe të marrë një vendim për t’i dhënë statusin e kandidatit.

Në Gjeorgji janë zhvilluar protesta të mëdha kundër pushtimit rus të Ukrainës. Rusia ka kontrolluar dy rajone gjeorgjiane – Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë – që nga viti 2008, kur forcat ruse dëbuan trupat gjeorgjiane prej tyre.

Ajo pasoi një përpjekje gjeorgjiane për të rimarrë Osetinë e Jugut, e cila kishte luftuar një luftë në vitet 1990.