BOTA, 2 Mars 2022, 18:35

Lufta në Ukrainë/ S’kanë të ndalur sulmet ruse, bombardohen shkollat në Kharkiv

Lufta në Ukrainë/ S’kanë të ndalur sulmet ruse,

Sulmet ruse nuk kanë të ndalur në bombardime ndaj qyteteve të Ukrainës. Deri më tani, qyteti që po sulmohet më shumë është Kharkivi. Objektiv i sulmeve janë shndërruar spitalet edhe shkollat.

Kështu raportohet se para pak minutash është goditur një shkollë profesionale gjatë një sulmi ajror. Si pasojë e goditjes së predhës pothuajse shkolla është shkatërruar plotësisht ndërsa janë thyer xhamat dhe dyert.