BOTA, 13 Qershor 2023, 11:15

Tre të vdekur në Nottingham të Anglisë, policia arreston një 31 vjeçar

Tre të vdekur në Nottingham të Anglisë, policia arreston

Angli-Një burrë 31-vjeçar është arrestuar me dyshimin për vrasje, pasi tre persona u gjetën të vdekur në qendër të qytetit të Nottingham mëngjesin e së martës, sipas Policisë së Nottinghamshire.

Në një deklaratë, shefja e Policisë së Nottinghamshire, Kate Meynell, tha: "Kjo është një ngjarje e tmerrshme dhe tragjike që ka marrë jetën e tre personave. Ne besojmë se këto tre ngjarje janë të lidhura dhe kemi një person në pranga.

Ky hetim është në fazën e hershme dhe një ekip detektivësh po punojnë për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur", deklaroi ajo. 

Tre qytetarë të tjerë ndodhen në spital, pasi një person ma furgon është përpjekur t'i shtypë. Policia beson se të gjitha këto incidente janë të lidhura. 

Ekipi i anti-terrorit është angazhuar gjithashtu në hetimin e kësaj çështje.