TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Forcat Ajrore të Izraelit kanë ndërmarrë një fushatë intensive sulmesh kundër objektivave iraniane, duke goditur më shumë se 150 caqe brenda 40 orëve të fundit, njoftoi zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Daniel Hagari.
Në një deklaratë publike, ai theksoi se sulmet janë përqendruar kryesisht në Teheran dhe në strukturat ushtarake të vendosura në Iranin perëndimor. Një ndër objektivat kryesore ishte një bazë nëntokësore, e përdorur për ruajtjen dhe lëshimin e raketave balistike dhe lundruese.
Sipas IDF-së, ndërtesa është shkatërruar dhe figura të rëndësishme të udhëheqjes ushtarake iraniane që e kishin vizituar atë më parë janë eliminuar. Izraeli pretendon se raketat në këtë strukturë ishin të destinuara për të goditur qytetarë izraelitë dhe trupat perëndimore në rajon.
Zëdhënësi theksoi se operacioni ajror mbetet në vijim dhe ka për qëllim neutralizimin e kërcënimeve të drejtpërdrejta ndaj sigurisë së Izraelit dhe aleatëve të tij.