TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tensionet midis Iranit dhe Izraelit po rriten me shpejtësi dhe mund të hyjnë në një fazë shumë më të rrezikshme, paralajmëron diplomati amerikan Robert Malley, ish-negociatori kryesor për marrëveshjen bërthamore me Iranin gjatë presidencës Obama.
Në një intervistë për BBC, Malley deklaroi se “fuçia e barutit ka shpërthyer” dhe se përplasjet e fundit mes dy vendeve mund të zgjasin e të përshkallëzohen më tej.
Bisedimet e planifikuara në Oman mes Iranit dhe SHBA-së janë anuluar, pasi Irani dyshon se ishin një mashtrim nga ana e Uashingtonit dhe Tel Avivit për të siguruar një avantazh strategjik.
Malley pranoi suksesin ushtarak dhe informativ të Izraelit në goditjet e fundit, por paralajmëroi se Irani vazhdon të ketë njohuri dhe kapacitete të mëdha bërthamore. Ai theksoi se rifillimi i dialogut është shumë pak i mundshëm në kushtet aktuale.