BOTA, 14 Qershor 2025, 18:40

E kishte marrë në punë për rinovimin e shtëpisë, 24-vjeçarja përdhunohet nga muratori egjiptian përpara syve të djalit të saj 4-vjeçar

E kishte marrë në punë për rinovimin e shtëpisë,

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin Biella të Italisë, ku një murator egjiptian 24-vjeçar është arrestuar nga policia, i akuzuar për përdhunimin e një gruaje përpara syve të djalit të saj 4-vjeçar.

Gruaja, e cila kishte shkuar në banesën e saj që ishte në rikonstruksion për të parë ecurinë e punimeve, të cilat ia kishte besuar 24-vjeçarit u përball me një akt të tmerrshëm. Sapo hyri në apartament, punëtori e mbylli derën dhe e kërcënoi me vdekje duke përdorur një lidhëse plastike elektrikësh. Më pas, ai e përdhunoi.

Viktima, në përpjekje për të shpëtuar, arriti ta bindte agresorin të dilte për të blerë ushqim për djalin e saj. Ishte pikërisht në këtë moment që ajo arriti të tërheqë vëmendjen e një roje sigurie dhe të kërkojë ndihmë. 24-vjeçari e kuptoi që policia ishte në afërsi dhe u largua nga vendngjarja, por më pas u lokalizua dhe u arrestua.

Hetimet

Prokuroria e Biellës, që nga momenti i parë, mori drejtimin e hetimeve për identifikimin dhe arrestimin e autorit të krimit. Prokurori, pasi dëgjoi dëshminë e viktimës në bashkëpunim me policinë, kërkoi menjëherë vendimin për arrest me burg, i cili u miratua nga gjykata.

Policia shkencore bëri një ekzaminim të plotë të apartamentit ku ndodhi krimi, duke mbledhur provat kundër autorit. Ndërkohë, hetuesit e skuadrës së lëvizshme e kishin vënë nën mbikëqyrje të rreptë zonën përreth Milanos ku dyshohej se qëndronte egjiptiani.

Pas disa ditësh kërkimesh të intensifikuara, autoritetet arritën ta kapin në mbrëmje përmes një kombinimi të teknikave të avancuara hetimore dhe strategjive klasike. Ai u dërgua në burgun e Biellës dhe tani do të përballet me akuzat për dhunë seksuale, rrëmbim personi dhe dëmtime fizike.