TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Izraeli po vazhdon t’i eliminojë udhëheqësit ushtarakë si dhe shkencëtarë bërthamorë. Tre shkencëtarë bërthamorë iranianë janë vrarë në sulme izraelitet, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim.
Këta tre emra – Ali Bakaei Karimi, Mansour Asgari dhe Saeid Borji – shtohen në gjashtë të tjerë të raportuar më parë nga Irani, duke e çuar numrin total në nëntë, në përputhje me pretendimet e ushtrisë izraelite.
Izraeli thotë se këto sulme janë pjesë e përpjekjeve për të frenuar ambiciet bërthamore të Iranit, shkruan Skynews.
Theksojmë se Izraeli ka eliminuar edhe disa komandantë të lartë ushtarakë duke i shkaktuar dëme të mëdha iranianëve. Bisedimet midis Iranit dhe SHBA për një marrëveshje bërthamore janë vënë në pikëpyetje pas këtyre zhvillimeve.