TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Minnesotës në Shtetet e Bashkuara, ku dy ligjvënës nga Partia Demokratike janë sulmuar me armë në shtëpitë e tyre. Përfaqësuesja demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Melissa Hortman, dhe bashkëshorti i saj, Mark Hortman, kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave, ndërsa senatori i shtetit, John Hoffman, dhe bashkëshortja e tij, Yvette, janë plagosur rëndë dhe ndodhen nën kujdes mjekësor intensiv.
Lajmin e bëri të ditur guvernatori i Minnesotës, Tim Ualz, gjatë një konferencë urgjente për media, ku theksoi se ngjarja ka të ngjarë të jetë një “vrasje politike me qëllim të qartë”, duke synuar krijimin e frikës dhe destabilizimin.
Sulmet ndodhën në banesat e dy familjeve në qytetet Champlin dhe Brooklyn Park, pranë Minneapolisit. Policia ka vendosur masa të ashpra sigurie, duke izoluar një perimetër prej rreth 5 kilometrash dhe duke këshilluar banorët të mos dalin nga shtëpitë dhe të jenë të kujdesshëm, pasi agresori dyshohet se është në arrati dhe mund të paraqitet si polic.
Autoritetet po vijojnë hetimet dhe apelojnë për bashkëpunim me komunitetin për të kapur përgjegjësin dhe për të shmangur incidente të mëtejshme.
Presidenti Trump dënon sulmet me armë në Minnesota dhe premton hetim të plotë
Si reagim ndaj sulmeve të fundit ndaj ligjvënësve në shtetin e Minnesota, Presidenti Donald Trump lëshoi një deklaratë të fortë duke dënuar dhunën. “Jam njoftuar për të shtënat e tmerrshme që ndodhën në Minnesota, që duket se janë një sulm i qëllimshëm ndaj ligjvënësve shtetërorë,” tha Trump. Ai shtoi se Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi dhe FBI-ja po hetojnë aktivisht incidentin dhe premtoi: “Do të ndjekin penalisht çdo person të përfshirë deri në masën më të madhe ligjore.” Presidenti theksoi se “Një dhunë kaq e tmerrshme nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”
Autoritetet kanë bërë thirrje që banorët e zonave Champlin dhe Brooklyn Park të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa situata vazhdon të zhvillohet. Më parë, guvernatori i Minnesotës, Tim Walz, njoftoi publikun në Facebook duke thënë: “Jam njoftuar këtë mëngjes për një situatë në vazhdim që përfshin të shtënat me qëllim në Champlin dhe Brooklyn Park.”