BOTA, 2 Mars 2023, 19:56

Ishte i dënuar për vrasje, gjykata amerikane e shpall pas 38 vitesh të pafajshëm

Ishte i dënuar për vrasje, gjykata amerikane e shpall pas 38 vitesh
Maurice Hastings

Gjykata amerikane në Los Anxhelos shpalli sot të pafajshëm një burrë, i cili kaloi më shumë se 38 vjet burg për një vrasje në vitin 1983 që nuk e kishte kryer.

Maurice Hastings u lirua nga burgu vitin e kaluar bazuar në provat e shumëpritura të ADN-së që tregonin një tjetër të dyshuar, raporton AP.

Në tetor, gjykata rrëzoi dënimin e Hastings me kërkesë të prokurorit të Los Anxhelosit dhe avokatëve të tij, dhe ata kërkuan hapin shtesë për shpalljen e tij të pafajshëm për vrasjen e 40-vjeçares.

Sot, gjykata e shpalli Hastings faktikisht të pafajshëm, që do të thotë se ka prova bindëse se ai nuk e ka kryer krimin, sipas AP.

Viktima në këtë rast, Roberta Weidermeier, u sulmua seksualisht dhe u vra me një të shtënë me armë në kokë, dhe trupi u gjet në bagazhin e automjetit të saj në qytetin Inglewood afër Los Anxhelosit, thanë autoritetet, sipas AP.

Hastings u akuzua për vrasje në rrethana të veçanta dhe prokuroria kërkoi dënimin me vdekje, por nga juria në vitin 1988 u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht.

Ai pretendoi pafajësinë e tij që nga arrestimi i tij dhe kërkoi në vitin 2000 testin e ADN-së të spermës së gjetur te viktima, por në atë kohë prokuroria e refuzoi kërkesën, por pas kërkesës së tij të re në 2021 qershorin e kaluar se sperma nuk ishte e tij.

Mostra e ADN-së përputhej me një person të dënuar për rrëmbim të armatosur dhe marrëdhënie seksuale të detyruar me viktimën, i cili gjithashtu ishte vendosur në bagazhin e automjetit.

I dyshuari, Kenneth Pucknett, vdiq në burg në vitin 2020, thanë prokurorët.

Hastings, i cili ishte 69 vjeç kur u lirua nga burgu tetorin e kaluar, u tha gazetarëve se ishte lutur për ditën që do të ishte i lirë.