TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Oligarku rus Vladimir Solovyov, i cili është gazetar dhe njëkohësisht mik i presidentit rus Vladimir Putin ka kërcënuar Italinë gjatë emisionit të tij.
Në TV rus Rossija 1 ai ka cituar një ngjarje historike: “Pyes veten nëse Milanos i kujtohet se si puthnin duart e ushtarëve rusë”.
Duket se Solovyov është revoltuar pasi sanksionet që Perëndimi i ka vendosur Moskës, kanë prekur edhe katër vilat luksoze që ai zotëron në Itali dhe disa shtete të tjera europiane.
Solovyov i është referuar asaj që ka ndodhur në vitin 1799, kur gjenerali rus Suvorov udhëhoqi ushtrinë ruso-austriake, e cila mundi trupat revolucionarë francezë në Italinë e Veriut.
“Nëse jemi seriozë, nëse vërtet e kuptojmë se çfarë është në rrezik, atëherë le të dridhen bastardët. Pastaj do të ketë një tjetër kalim të Alpeve, nëse është e nevojshme.
Mendoni për monumentin e Suvorovit, dhe kush e di nëse në Milano ata kujtojnë se si puthnin duart e ushtarëve rusë.
Nëse tregoheni të vrazhdë me ne, kopila, duhet të dridheni. Rusët fillojnë ngadalë, por më pas ecin shpejt”, tha Solovyov.
Attention, Italy!
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) February 28, 2023
Solovyev threatens that "Milan will remember how they kissed the hands of Russian soldiers" pic.twitter.com/flX0fMGHNR