BOTA, 2 Mars 2023, 13:24

Finlanda fillon ndërtimin e barrierës përgjatë kufirit me Rusinë

Finlanda fillon ndërtimin e barrierës përgjatë kufirit me

Finlanda ka filluar punën për ndërtimin e një pengese përgjatë kufirit lindor me Rusinë. 

Barriera është rreth tre kilometra e gjatë dhe përfshin të dy anët kufirit të Imatrës. 

Sipas afateve kohore të vlerësuara nga inxhinierët, projekti pilot duhet të përfundojë deri në fund të qershorit. 

Nëntorin e kaluar, qeveria finlandeze propozoi shpenzimin e 139 milionë eurove për ndërtimin e gardheve përgjatë pjesëve të kufirit me Rusinë, një premtim i përsëritur në vazhdën e pushtimit të Ukrainës.