TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një emision i radio BBC-së është ndalur ndërsa po transmetohej drejtpërdrejt, pasi prezantuesi ka pësuar infarkt.
Gazetari i radios David Fitzgerald ka përjetuar probleme me zemrën teksa po drejtonte programin e mëngjesin, duke e detyruar kolegun e tij Michael Chequer që të zërë vendin e tij.
Chequer i ka informuar dëgjuesit për atë që kishte ndodhur.
“Është mëngjes, e enjte. Michael Chequer po zëvendëson David Fitzgerald, pasi ai po ndihet pak si pa qejf”, ka thënë ai.
David ndau gjithashtu një foto të tij nga një shtrat spitalor, i lidhur në burime të ndryshme, por dukej i lumtur.
Qindra fansa shkuan në rrjetet sociale për të ndarë urimet e tyre të mira.
