TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbulohet në Spanjë laboratori më i madh i kokainës në Europë, ndërsa në pranga kanë rënë 18 persona.
Mediat e huaja raportojnë se kjo bandë kriminale arrinte që të prodhonte 200 kg drogë në 24 orë.
Autoritete spanjolle në bashkëpunim me homologët nga Portugalia dhe Kolumbia, sekuestruan 1300 kg pastë bazë kokainë dhe 151 kg kokainë të përpunuar.
Po ashtu raportohet se laboratori ishte i vendosur në provincën Pontevedra dhe anëtarët e bandës punonin me turne 24 orë në ditë për të kultivuar bimët narkotike. Siç shihet dhe nga pamjet, droga ishte e ambalazhuar me logo të personazhit të njohur ‘Superman’.