TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studenti 23-vjeçar Patrick Thelwell është shpallur fajtor për “sjellje kërcënuese” pasi nëntorin e vitit 2022 hodhi drejt mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla 5 vezë. Ngjarja ndodhi gjatë vizitës së tyre në qytetin e York-ut, në veri të Anglisë.
Me atë rast, i riu kishte kundërshtuar edhe gabimet historike të kurorës, të cilat sipas tij ‘janë ndërtuar mbi gjakun e skllavërisë”.
Thelwell u gjykua në Gjykatën e Magjistraturës në York për shkelje të rendit publik dhe veçanërisht për përdorimin e fjalëve dhe sjelljeve kërcënuese. Ai gjithashtu hodhi vezë pak anëtarët mbretëror teksa përshëndesnin turmat në qytetin anglez.
Para seancës së sotme, studenti ka pozuar para fotografëve, duke mbajtur pankarta kundër monarkisë me disa aktivistë. Një tjetër i ri që shënjestroi mbretin Charles me një vezë në Luton në dhjetor, 21-vjeçari Harry May, ishte gjobitur me 100 £ në fillim të këtij viti për atë akt.