BOTA, 14 Prill 2023, 18:54

E mendoi si armik, por vrau kolegun, dënohet me 10 vite burg ushtari rus

E mendoi si armik, por vrau kolegun, dënohet me 10 vite burg ushtari rus

10 vite burg për një ushtar rus, që akuzohet se vrau kolegun e tij, duke menduar se ishte kundërshtar, një ukrainas.

Sipas mediave të huaja, hetuesit besojnë se ushtari ka detyruar dy kolegë të tjetër të Gardës Kombëtare Ruse të zbresin nga makina me të cilën udhëtonin dhe ka qëlluar njërin prej tyre duke vrarë atë.

Ndërsa, tjetrin, i cili ishte drejtues i automjetit, ka treguar dokumentin e tij të identitetit. Më pas ai dyshohet se kishte vënë në shënjestër ushtarin tjetër, duke e urdhëruar të shtrihej në tokë dhe duke kërcënuar se do e vriste.