BOTA, 14 Prill 2023, 11:08

Amerikani i dyshuar për publikimin e dosjeve sekrete të Pentagonit po lexonte një libër në verandë, para arrestimit (FOTO+VIDEO)

Amerikani i dyshuar për publikimin e dosjeve sekrete të Pentagonit po
Jack Texeira, duke lexuar në verandë para arrestimit

Anëtari i Gardës Kombëtare Ajrore në Massachusetts, i cili u arrestua të enjten në lidhje me rrjedhjen e disa dokumenteve sekrete të Pentagonit, ishte i ulur në një verandë duke lexuar një libër para se agjentët federalë ta arrestonin, sipas pamjeve nga kanali i lajmeve WCVB-TV.

Jack Texeira, 21-vjeç, u arrestua në lidhje me marrjen dhe publikimin e informacioneve të klasifikuara amerikane që tregonin për luftën në Ukrainë dhe detaje të tjera për SHBA-në, transmeton Telegrafi.

Texeira, besohet të jetë udhëheqësi i një grupi privat në platformën e mesazheve për ‘gamera’ Discord i quajtur “Thug Shaker Central”.

Washington Post gjeti se një burrë të cilit i referoheshin anëtarët e tjerë të grupit si “OG” – me gjasë 21-vjeçarit Texeira – nisi të ndante dokumente sekrete në këtë grup në fund të vitit 2022. Mediumi e përshkroi këtë burrë si adhurues të armëve.

Kur agjentët federalë arritën më në fund ta arrestonin Teixeira-n, ai me sa duket ishte ulur në verandë i qetë duke lexuar një libër.

Amerikani i dyshuar për publikimin e dosjeve sekrete të Pentagonit po

Mediat amerikane gjithashtu kanë publikuar video të momentit të arrestimit të tij. 

Jack Teixeira raportohet të jetë udhëheqësi i një grupi bisedash të video-lojërave në internet ku u publikuan dokumentet sekrete të qeverisë amerikane.

Sipas të dhënave, Teixeira është “Airman 1st Class” me bazë në Gardën Kombëtare Ajrore Otis, e cila ndodhet në Western Cape Cod.

Ai është në Gardën Kombëtare Ajrore që nga shtatori i vitit 2019. Titulli i tij zyrtar është “Cyber Transport Systems Journeyman”.

Faqja zyrtare e internetit e Forcave Ajrore vë në dukje se personeli i caktuar në punët e Sistemeve të Transportit Kibernetik është përgjegjës për operimin e rrjetit të madh të komunikimit global të Forcave Ajrore, i cili lidh njësitë që operojnë si në SHBA ashtu edhe jashtë saj.

Ndërkohë, zyrtarët e mbrojtjes kanë thënë se detyra të tilla mund të përfshijnë riparimin e qendrave të rrjetit në SHBA ose sistemet e komunikimit me fibra optike në objektet jashtë vendit.

Pamjet ajrore treguan oficerët duke bërë një arrestim në shtëpinë e familjes së Teixeira.

Arrestimi ndodhi në Dighton, qytet me 8000 banorë rreth një orë në jug të Bostonit.