BOTA, 14 Prill 2023, 14:09

Publikimi i dokumentave të Pentagonit/ Kina pranoi të armatoste fshehurazi Rusinë

Publikimi i dokumentave të Pentagonit/ Kina pranoi të armatoste

Kina miratoi dërgimin e armëve vdekjeprurëse në Rusi, por donte që çdo dërgesë të mbetej sekrete, sipas dokumenteve të qeverisë amerikane.

Një përmbledhje e fshehtë e inteligjencës e datës 23 shkurt nxjerr në pah se Pekini kishte miratuar furnizimin me armë, të cilat do t’i “maskonte” si sende civile, sipas një raporti të Washington Post.

Sipas rusëve, komisioni qendror ushtarak i Kinës ka kërkuar që dërgesat të mbeten sekrete.