TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mikhail Khodorkovsky, i cili dikur ishte njeriu më i pasur i Rusisë dhe tani është kritiku më i njohur i Vladimir Putinit duke folur për BBC-në ka deklaruar se një embargo e Perëndimit ndaj naftës dhe gazit do t’i jepte presidentit rus një goditje shumë të rëndë”
Disidenti Khodorkovsky tha se një masë e tillë do të bënte që Putini “të humbiste mbi gjysmën e të ardhurave të tij” dhe kjo do të vendoste në pikëpyetje vijimin e luftës në Ukrainë.
Khodorkovsky dikur ishte shef ekzekutiv i gjigantit rus të naftës Yukos përpara se të burgosej për gati një dekadë me akuzat për mashtrim dhe evazion fiskal, për të cilat, thotë ai, ishin të motivuara politikisht.