BOTA, 22 Prill 2022, 17:30

Boris Johnson zbulon sa mund të zgjasë lufta në Ukrainë

Boris Johnson zbulon sa mund të zgjasë lufta në Ukrainë
Boris Johnson dhe Vlodymyr Zelensky

Kryeministri britanik Boris Johnson, thotë se ekziston një mundësi reale, që lufta në Ukrainë të vijojë deri në fundin e vitit tjetër. 

Ai ka deklaruar gjithashtu se është në favor të rikthimit të stafit në ambasadën britanike që ndodhet në Kiev, duke filluar që nga muaji i ardhshëm. 

Lufta në Ukrainë vijon dhe është përshkruar nga organet e të drejtave të njeriut në OKB, si një "histori horrori", ndërkohë që ka marrë pretendime për mbi 300 të vrarë, krime të cilat mund të cilësohen si krime lufte. 

Ndërkohë Presidenti Zelensky, thotë se "fitoret" e fundit të rusëve në lindje të Ukrainës, janë të përkohshme dhe se forcat ruse do të detyrohen të shtyhen drejt kufirit.