TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka deklaruar sot se synon që të zhvillojë një bisedë telefonike me liderët e Ukrainës dhe Rusisë. Ai ka deklaruar se do që të flasë me Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn me shpresën se mund t’i bindë ata për një takim në Turqi, me synim përfundimin e luftës.
“Shpresat tona nuk janë shuar,” u tha Erdogan gazetarëve kur u pyet për bisedimet e paqes midis Kievit dhe Moskës.
“Ne planifikojmë të kemi një tjetër bisedë telefonike me (presidentin rus Vladimir) Putin dhe (presidentin ukrainas Volodymyr) Zelensky, sot ose nesër. Me anë të telefonatës ne synojmë ta çojmë procesin e Stambollit në nivelin e liderëve”, shtoi Erdogan.
Turqia, anëtare e NATO–s që ndan kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi, ka marrëdhënie të mira me të dy vendet dhe ka marrë një rol ndërmjetësues.
Aty janë pritur bisedimet mes ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë në Antalia dhe ndërmjet negociatorëve nga të dy vendet në Stamboll, ndërsa tashmë po kërkohet një takim mes dy presidentëve.