TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Gueterres do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin të hënën në Moskë.
Sipas Kremlinit, Guterres do të ketë edhe një takim pune me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov.
Dy ditë më parë, Antonio Gueterres kërkoi që të zhvillonte takime të ndara me Presidentët Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky për të negociuar një marrëveshje për luftën në Ukrainë.
Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha të mërkurën se Guterres u kishte dërguar letra misioneve të OKB-së të Rusisë dhe Ukrainës, duke i kërkuar Putinit që ta priste në Moskë dhe Zelenskyy për ta mirëpritur në Kiev.
“Sekretari i Përgjithshëm tha se në këtë kohë rreziku, ai do të donte të diskutonte hapat urgjent për të sjellë paqen në Ukrainë dhe të ardhmen e multilateralizmit bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare”, tha Dujarric në nje deklarate.