TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka thënë presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, se ai do të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vetëm nëse diskutimet japin rezultate konkrete.
Putin tha se Kievi nuk ishte gati të kërkonte zgjidhje të pranueshme reciprokisht dhe Ukraina po tregohej jokonsistente në negociata, raporton BBC.
Në fillim të kësaj jave, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia ia kishte dorëzuar dokumentet kryesore Ukrainës për të çuar përpara bisedimet e paqes dhe topi ishte në fushën e Ukrainës.
Por, Zelensky më vonë tha se Ukraina nuk kishte marrë asnjë dokument nga Rusia.