BOTA, 22 Prill 2022, 16:57

FOTOLAJM/ Ky moment i Putinit po trazon të gjithë botën

FOTOLAJM/ Ky moment i Putinit po trazon të gjithë botën

Fotoja e presidentit rus, Vladimir Putin, me ministrin e Mbrojtjes të vendit është bërë virale, për shkak të polemikave dhe komenteve kontradiktore që ka shkaktuar.

Fotoja është realizuar ditën e djeshme dhe ilustron momentin kur Putini falënderon dhe uron ministrin e Mbrojtjes në Rusi, pasi Sergey Shoigu i njoftoi se ushtria ruse ka marrë në kontroll të plotë Mariupolin.

Ukraina e ka mohuar, ndërsa SHBA-të kanë thënë se nuk kanë prova konkrete për të konfirmuar pretendimet ruse.

Sipas analistëve të semiotikës, gjuha e trupit e Putinit tregon të kundërtën nga ajo që ai do t'i shfaqë botës.

FOTOLAJM/ Ky moment i Putinit po trazon të gjithë botën

Në foto duket fytyra e pakënaqur dhe e shqetësuar e presidentit. Sikur të mos mjaftonte kjo, ai përpiqet të mbështete vazhdimisht vazhdimisht te tavolina.

Gjithashtu u rikthyen thashethemet për sëmundjen e diktatorit, pasi qëndrimi i tij në tryezë tregon se Putini nuk është mirë.

Nga ana tjetër, ënjtja në fytyrën dhe qafën e Putinit forcon dyshimet se ai po merr trajtim steroidesh.

Thashethemet e përhapura nga sfondi i Kremlinit pretendojnë se, Vladimir Putin është vizituar nga mjekë specialistë të onkologjisë (kancerit) të paktën 35 herë që nga fillimi i luftës.

FOTOLAJM/ Ky moment i Putinit po trazon të gjithë botën

Në videon e takimit Putin-Shoigu, Shoigu i thotë Putinit se qyteti i Mariupolit është "çliruar".

Megjithatë, Putini nuk kënaqet kur dëgjon këto fjalë dhe dëgjon ministrin e tij me fytyrë të mërzitur.

Pas Shoigut, Putin u takua dje edhe me kreun e kompanisë së transportit të tubacioneve të naftës dhe gazit, Nikolay Tokarev. Putin nuk u largua për asnjë moment nga tavolina gjatë këtij takimi.

Lideri rus po bën përpjekje të mëdha që të mos tregojë se i dridhen duart. /ABC