BOTA, 10 Dhjetor 2022, 16:39

India goditet nga cikloni “Mandous”, katër të vdekur dhe qindra shtëpi të shkatërruara

India goditet nga cikloni “Mandous”, katër të vdekur dhe

Një stuhi ciklonike vrau të paktën katër persona në shtetin jugor indian të Tamil Nadu të shtunën, tha zyrtari më i lartë i shtetit.

Shiu i dendur dhe erërat e forta goditën disa rrethe duke dëmtuar pronat dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Cilkoni Mandous, i cili goditi vendin natën e së premtes, dëmtoi 185 shtëpi dhe kasolle, u tha gazetarëve kryeministri i Tamil Nadu, Mk Stalin.

Stuhia shkuli 400 pemë në qytet. Më shumë se 9 mijë persona u zhvendosën në 201 kampe ndihmash, tha Stalini.

“Ne jemi ende duke vlerësuar dëmet”, u tha ai njerëzve, teksa vizitoi disa nga zonat e prekura.