TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Seanca me dyer të mbyllura në lidhje me ish presidentin Donald Trump ka përfunduar pas thuajse 90 minutash në një gjykatë në Uashington.
CNN shkruan se shefi i kundërzbulimit në departamentin e Drejtësisë Jay Bratt dhe avokatët e Donald Trump dolën nga gjykata pak para orës 15:30. Dy ekipet ligjore ishin mbledhur për të mësuar nëse kryegjyqtari Beryl Howell do të dënonte Donald Trump për moszbatimin e urdhrit për të dorëzuar të dhënat e klasifikuara.
Disa media kishin kërkuar nga Howell që të lejonte aksesin e publikut në seancën e të premtes por gjykatësi nuk e pranoi kërkesën. Lisa Klem, zëdhënësja e gjykatës tha se seanca do të zhvillohej me dyer të mbyllura por nuk dha asnjë informacion më shumë.
Trump është hetuar për refuzimin e thirrjes për kontrollin në resortin e tij Mar-a-Lago në gusht. Nëse gjykata e shpall fajtor, Trump mund të gjobitet.