BOTA, 10 Dhjetor 2022, 09:48

“Irani është mbështetësi kryesor ushtarak i Rusisë”- SHBA akuza: Duan të prodhojnë së bashku dronë vdekjeprurës

“Irani është mbështetësi kryesor ushtarak i

SHBA ka akuzuar Iranin se është mbështetësi kryesor ushtarak i Rusisë.

Rusisë po jepet në një nivel të paprecedentë mbështetje ushtarake, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby.

Ai shtoi se të dy vendet po shqyrtojnë mundësinë e prodhimit të përbashkët të dronëve vdekjeprurës, shtoi ai.

Australia ka njoftuar se po sanksionon tre iranianë dhe një biznes iranian për furnizimin e Rusisë me dronë për t’i përdorur kundër Ukrainës.

Bashkëpunimi midis Rusisë dhe Iranit është theksuar kohët e fundit, me Ukrainën që akuzon Rusinë për përdorimin e dronëve iranianë në sulmet e saj.

Pasi fillimisht mohoi dërgimin e dronëve në Rusi, vendi i Lindjes së Mesme më vonë pranoi se e kishte furnizuar para pushtimit të Ukrainës.

Kirby tha se një partneritet midis Iranit dhe Rusisë për prodhimin e dronëve do të ishte i dëmshëm për Ukrainën, fqinjët e Iranit dhe komunitetin ndërkombëtar.

Rusia po kërkon të bashkëpunojë me Iranin në fusha si zhvillimi i armëve, trajnimi,” tha ai, duke shtuar se SHBA ka frikë se Rusia synon “t’i sigurojë Iranit komponentë të avancuar ushtarakë”, duke përfshirë helikopterët dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.

Irani është bërë mbështetësi kryesor ushtarak i Rusisë…”, tha ai. “Rusia ka përdorur dronët iranianë për të goditur infrastrukturën energjetike, duke privuar miliona ukrainas nga energjia, nxehtësia, shërbimet kritike. Njerëzit në Ukrainë sot në fakt po vdesin si rezultat i veprimeve të Iranit.”

Në përgjigje të komenteve të Kirby, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly tha se Irani është bërë një nga mbështetësit kryesorë ushtarakë të Rusisë dhe se marrëdhënia mes tyre po kërcënonte sigurinë globale.

“Në këmbim, Rusia po ofron mbështetje ushtarake dhe teknike për regjimin iranian, gjë që do të rrisë rrezikun që ai paraqet për partnerët tanë në Lindjen e Mesme dhe për sigurinë ndërkombëtare”, shtoi ai.