TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Eva Kaili është arrestuar nga policia e Belgjikës pasi dyshohet se është e përfshirë në një rast korrupsioni lidhur me Katarin.
Sipas mediave të huaja, për këtë çështje janë arrestuar katër zyrtarë, ku mes tyre është edhe 44-vjeçarja Eva Kaili, e cila njëkohësisht është edhe deputete greke.
Ajo është anëtare e Lëvizjes Socialiste Panhelene në Greqi dhe u votua si zv/Presidente e Parlamentit Europian në janar 2022.
Arrestimet u ekzekutuan pasi policia zbuloi një shumë prej 600 mijë eurosh cash nga kontrollet e ushtruara në 16 banesa në Belgjikë.