TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka evakuuar një qendër tregtare dhe zonat përreth në qytetin gjerman të Dresdenit sot pasi dyshohet për situatë pengmarrjeje.
E përditshmja gjermane “Bild” ka raportuar se një burrë i armatosur e ka vrarë fillimisht nënën e tij në apartament e më pas është futur në një stacion radioje lokale ku ka shtënë disa herë para se të largohej drejt qendrës tregtare ku ka marrë një numër njerëzish peng.
Është shtuar prezenca e policëve në qendrën tregtare “Altmarktgalerie” e cila është rrethuar tërësisht me shirita, raportoi Reuters.
“Policia e Dresdenit aktualisht po ndërmerr një operacion në Dresden. Arsyeja është se ka dyshim për një situatë rrëmbimi”, ka thënë policia.