BOTA, 9 Dhjetor 2022, 20:33

Përpjekjet e rusëve për të ruajtur kontrollin, Zelensky: Situata në Donbas mbetet shumë e vështirë

Përpjekjet e rusëve për të ruajtur kontrollin, Zelensky:

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se situata mbetet mjaft e vështirë në disa zona të Donbasit lindor pas disa muajsh luftime.

Ai shtoi se trupat ruse kanë shkatërruar qytetin e Bakhmut. Ky qytet është përballur me bombardime të forta nga forcat ruse pasi ata kanë bërë disa përpjekje për të marrë kontrollin e tij.

Moska është përpjekur të zotërojë të gjithë rajonin e Donbasit për muaj të tërë, por disa pjesë të Donetskut kanë mbetur në duart e Ukrainës.

Situata përshkruhet të jetë e ngjashme me atë në Mariupol para disa javësh.