BOTA, 17 Mars 2023, 16:36

I akuzuar për krime lufte, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër- arrest për Vladimir Putin

I akuzuar për krime lufte, Gjykata Ndërkombëtare Penale

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka lëshuar një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin për krime lufte në Ukrainë.

Gjykata me seli në Hagë tha në një deklaratë të premten se Putini "dyshohet se është përgjegjës për krimin e luftës, të dëbimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) dhe atë të transferimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse".

Ajo lëshoi gjithashtu një urdhër arresti për Maria Alekseyevna Lvova-Belova, komisionerja për të drejtat e fëmijëve në zyrën e presidentit të Federatës Ruse për akuza të ngjashme.

Nuk pati asnjë koment nga Rusia pas veprimit të ICC-së të premten.

Rusia mohon të ketë kryer mizori që kur pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar.