BOTA, 16 Mars 2023, 10:54

Dokumentari 101 East/ Kumarxhinjtë më të këqijnë në botë

Dokumentari 101 East/ Kumarxhinjtë më të këqijnë

101 East ka realizuar një dokumentar i publikuar nga ALJazeera në të cilën trajtohen kumarxhinjt më të fiksuar në botë dhe sipas saj ato gjenden në Australi.

Australianët janë kumarxhinjtë më të mëdhenj në botë, duke humbur 25 miliardë dollarë në vit. Dhe makinat e pokerit janë zgjedhja e tyre e preferuar për ti harxhuar paratë.

Pavarësisht nga popullsia relativisht e vogël, vendi është shtëpia e 20 për qind të "pokies" në botë, pasi makinat njihen në nivel lokal, ku shumica gjenden në baret dhe klubet e komunitetit.

Bixhozi shkakton një shkatërrim të gjerë shoqëror, por marrja e interesave nga shteti pas një industrie që gjeneron miliarda fitime dhe taksa ka rezultuar jashtëzakonisht e vështirë.

Tani, pas dekadash dështimi, shteti australian po lufton që ta mbyllë këtë industri që po shkatrron ekonomitë e qytetarëve por edhe interesat e shtetit.