BOTA, 22 Nëntor 2023, 13:04

Marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit për pengjet, ja kur do të nisë armëpushimi katër ditor

Marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit për pengjet, ja kur do të

Televizioni shtetëror i Egjiptit, Qahera ka raportuar se armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit për të lejuar lirimin e disa pengjeve  do të fillojë nesër në orën 10 të mëngjesit.

Kjo vjen pasi ministri i jashtëm izraelit tha për “Army Radio” se prsite që procesi i rikuperimit të pengjeve nga enklava të fillonte nesër.

Pesëdhjetë pengje do të lirohen gjatë një armëpushimi katërditor, sipas një marrëveshjeje të rënë dakord nga Hamasi dhe Izraelit në orët e para të mëngjesit të sotëm.