TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në muajin qershor të vitit të kaluar, në shpërthimin e nëndetëses private Titan, e cila po zbriste në rrënojat e Titanikut, u vranë të pesë pasagjerët, të cilët, sipas raportimeve, vdiqën në një fraksion të sekondës. Një transkript i supozuar i komunikimit mes nëndetëses dhe anijes amë ka qarkulluar në internet. Transkripti thotë se pasagjerët ishin në dijeni të shpërthimit të afërt. Por, kreu i ekipit të qeverisë federale amerikane që hetoi fatkeqësinë tha se i gjithë transkripti ishte trillim.
“Jam i bindur se është një transkriptim i rremë. Gjithçka është e sajuar”, tha kapiteni Jason D. Neubauer, anëtar në pension i Rojës Bregdetare të SHBA-së, e cila nisi një hetim mbi shpërthimin qershorin e kaluar dhe kryetar i Bordit të Hetimit të Trupave Detare.
“Dikush e bëri atë mjaft bindshëm”, pohon ai.
Një transkript që qarkullonte në internet sugjeronte se pasagjerët e nëndetëses ishin në dijeni të alarmeve të shumta që ishin aktivizuar në anije dhe se kishin informuar në kohë anijen e tyre amë. Ndërkohë, mësohet se hetuesit amerikanë kanë siguruar edhe të dhënat e komunikimeve aktuale mes nëndetëses dhe anijes amë Polar Prince. Megjithatë, ky informacion mbeti i papublikuar.