BOTA, 12 Qershor 2024, 16:52

Lavrov lëshon akuzat: SHBA dhe aleatët e saj evropianë po nxisin ekstremizmin

Lavrov lëshon akuzat: SHBA dhe aleatët e saj evropianë po nxisin

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov deklaron se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në Evropë po përpiqen të nxisin ndjenja radikale, si në Ukrainë, ashtu edhe në vendet e BE-së.

Këtë deklaratë ai e bëri në një konferencë për shtyp të mbajtur pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm kuban, Bruno Rodriguez, në Moskë. Sipas Lavrov, ekziston rreziku i një ringjalljeje të nazizmit.

“Kërcënimi i një zhvillimi të tillë të ngjarjeve, për fat të keq, ekziston për shkak të politikës së Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj evropianë, të cilët përpiqen në çdo mënyrë të nxisin ndjen nacionalistët ultra-radikalë dhe ndjenjat e drejtpërdrejta neo-naziste, duke përfshirë edhe Ukrainën, e cila po përdoret për luftën kundër Federatës Ruse. Por edhe në disa vende të Bashkimit Evropian, të cilat sipas deklaratave të Brukselit janë model demokracie”, tha Lavrov.