BOTA, 12 Qershor 2024, 18:23

Akte vandale/ Thyhen me çekiç statujat e Papës dhe Nënë Terezës jashtë kishës në New York

Akte vandale/ Thyhen me çekiç statujat e Papës dhe

Policia në New York tha dje se ka arrestuar një vandal që me çekiç në dorë kishte thyer fytyrat e statujave të Nënë Terezës dhe të një pape, dje jashtë një kishe në Brooklyn të New York. 30-vjeçari Randy Maldonado Avila, jo vetme që kishte thyer me çekiç statujat por më pas kishte goditur dyert e xhamit të kishës St. Dominic në Bensonhurst, dhe kishte vazhduar serinë e vandalizmit duke shkatërruar një tabelë në një stacion autobusi, njoftonte më tej policia.

Maldonado Avila, nga zona Flatbush, kishte goditur statujat e nënë Terezës dhe të Papës John XXIII duke lënë të dytën pa fytyrë dhe pa një dorë, siç shihet në pamjet e postuara nga kisha.

Nuk dihen arsyet e zemërimit të 30-vjeçarit me figurat e kishës, por Maldonado Avila nuk kishte precedentë penalë. Ai u arrestua rreth 15 minuta pas akteve shkatërrimtare dhe u akuzua për shkelje vandalizmi, zotërim arme të ftohtë, sipas policisë së New York. Mediat vendase thonin se ai mund të akuzohet ose për vandalizëm, ose për “krime urrejtjeje”.

Akte vandale/ Thyhen me çekiç statujat e Papës dhe

Akte vandale/ Thyhen me çekiç statujat e Papës dhe