TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Parlamenti i Italisë është shndërruar në një arenë boksi mes deputetëve, të cilët janë përleshur dhunshëm me njëri-tjetrin.
Sherri ka nisur gjatë diskutimit për autonominë e diferencuar.
Ka qenë deputeti i M5-s Leonardo Donno, i cili kishte tentuar t’i sillte një flamur trengjyrësh ministrit Calderoli, i cili më pas u godit dhe ra në tokë. Deputeti më pas u detyrua të dilte me karrige me rrota pas ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit.
Sipas rrëfimeve të disa parlamentarëve, Donno është goditur në kokë nga disa deputetë të Ligës së Veriut. Në përleshje është goditur edhe një asistent parlamentar që ka ndërhyrë për të qetësuar deputetët.
Kishte një protestë nga opozita kundër reformës së autonomisë së padiferencuar: në sallë u vendosën flamuj trengjyrësh dhe u përmend himni i Mamelit, ndërsa disa deputetë pushtuan bankat e qeverisë duke thirrur “turp”, sipas asaj që raporton Ansa.
Seanca u ndërpre menjëherë. Pak para se të dilnin nga dhoma, disa deputetë brohoritën “Bella ciao”.