BOTA, 7 Gusht 2023, 22:00

I moshuari vdes tragjikisht, e zunë poshtë rrotat e djathit

I moshuari vdes tragjikisht, e zunë poshtë rrotat e djathit

Një 74-vjeçar italian ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në rajonin e Lombardisë këtë fundjavë, pasi është zënë poshtë nga qindra rrota djathi parmixhano.

I moshuari, Giacomo Chiapparini vdiq tragjikisht në magazinën e tij të djathit, ku një raft u thye dhe rrotat e djathit ranë duke e zunë atë poshtë.

Autoritetet janë shprehur se janë dashur 12 orë për të gjetur trupin e pajetë të Chiapparinit.

Sipas mediave, rrotat e djathit kanë rënë nga një lartësi rreth 10 metra duke shkaktuar një zhurmë të madhe, e cila është dëgjuar edhe nga fqinjët. Secila prej tyre mësohet se peshonte rreth 40 kg, e si pasojë i kanë shkaktuar lëndime të mëdha të moshuarit.

Dëmi ekonomik i shkaktuar nga aksidenti në magazinë, e cila kishte gjithsej 25,000 rrota djathi parmixhano, është vlerësuar me shifrën 7 milion €.