BOTA, 7 Gusht 2023, 18:44

Kapet pas 11 vitesh mafiozi i shumëkërkuar nga Italia, e tradhtoi festa që bëri pas fitores së Napolit

Kapet pas 11 vitesh mafiozi i shumëkërkuar nga Italia, e tradhtoi

Pas plot 11 vitesh, më në fund policia italiane ka mundur të vejë në pranga mafiozin e shumëkërkuar. Bëhet fjalë për Vicenzo La Porta, 60-vjeçari pjesëtar i klanit mafioz Kontini, i cili u identifikua nga një video mes tifozëve të Napolit, teksa ishte duke festuar për fitoren e ekipit të Napolit në një restorant me miqtë.

Pamjet e festës së tifozëve të Napolit u publikuan në rrjetet sociale dhe u shpërndan nga mijëra tifozë të ekipit të Napolit.

Mes atyre që panë videot dhe fotot e festës ishin dhe karabinerët italianë, të cilët nuk mund të mos vinin re se mes fansave të Napolit ishte dhe një nga mafiozët më të kërkuar prej 11 vitesh.

Pas identifikimit të të kërkuarit, policia italiane kontaktoi me autoritet greke dhe kërkoi arrestimin e menjëhershëm të tij.

Prej disa kohësh ai cilësohet si njeriu kyç për ngjarje kriminale në në jug të Italisë.