BOTA, 7 Gusht 2023, 15:53

Lindi nën rrënojat e tërmetit, çfarë ka ndodhur me vogëlushen siriane që tronditi mbarë botën

Lindi nën rrënojat e tërmetit, çfarë ka ndodhur me

Ardhja në jetë e vogëlushes ishte në rrethana të jashtëzakonshme, pasi lindi poshtë rrënojave të banesës së saj. Kjo është historia e Afraas së vogël, vajza që doli e gjallë nga tërmeti trafkish me magnitudë 7.8 që goditi Sirinë, ndërkohë që nëna e saj nuk mundi të mbijetonte.

Pasi nëna lindi nën rrënoja, shpëtimtarët arritën ta nxjerrin të gjallë foshnjën nga rrënojat e shtëpisë së tyre, e cila kishte ende kordonin e kërthizës.
6 muaj pas kësaj ngjarje tragjike, vajza e vogël jeton e lumtur me dajat e saj, ndërsa gëzon shëndet të plot.

Siç ka deklaruar vetë ai për agjencitë e huaja dhe sipas asaj që transmeton ERT, në fillim ai dhe familja e tij dhe së bashku me Afraan jetonin në një çadër për shkak të tërmetit. Ai vetë ishte në një gjendje shumë të vështirë financiare. Tashmë, daja e vogëlushes ka marrë një shtëpi me qira, por nuk është i sigurt nëse do të jetë në gjendje ta përballojë atë.