BOTA, 7 Gusht 2023, 18:18

Shpërthim i fuqishëm pranë një magazine me drithëra në Turqi, 10 persona të plagosur

 

Shpërthim i fuqishëm pranë një magazine me drithëra

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi, ku të paktën dhjetë persona u plagosën pas një shpërthimi që ndodhi të hënën në provincën e Kocaelit në Turqinë perëndimore.

Siç raporton transmetuesi shtetëror TRT dhe media të tjera, shpërthimi ka ndodhur pranë një magazine drithi në portin e Derinzës. Deri më tani nuk janë zbardhur shkaqet e shpërthimit pranë kapanoneve të Organizatës Turke të Drithërave (TMO).

Shpërthimi ka ndodhur në orën 14:40 dhe hetimet policore janë duke vazhduar, raporton TRT. Guvernatori i provincës, Sedar Yavuz, njoftoi fillimin e një hetimi për shkaqet e shpërthimit.