BOTA, 6 Tetor 2025, 14:28

Tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës rihter në Itali

Tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës rihter në Itali

Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter, u regjistrua mesditën e sotme në rajonin Marche në Italinë qendrore.

Sipas të dhënave të Institutit Italian të Gjeofizikës, lëkundja u ndje edhe në qytetin e Ankonës, ndërsa epiqendra ishte rreth 35 kilometra larg bregut dhe me një thellësi fokale prej 8 kilometrash.

Sipas autoriteteve, deri në këto momente nuk raportohen të lënduar apo dëme materiale.