BOTA, 14 Qershor 2025, 13:30

Goditje ndaj programit atomik të Teheranit/ Izraeli eliminon edhe tre shkencëtarë bërthamorë iranianë

Goditje ndaj programit atomik të Teheranit/ Izraeli eliminon edhe tre


Fushata e Izraelit për goditjen e strukturave kyçe të programit bërthamor iranian ka shënuar një tjetër përshkallëzim. Sipas agjencisë gjysmëzyrtare iraniane Tasnim, tre shkencëtarë bërthamorë – Ali Bakaei Karimi, Mansour Asgari dhe Saeid Borji – janë vrarë gjatë sulmeve të fundit ajrore që i atribuohen Izraelit.

Këta emra i shtohen gjashtë të tjerëve të raportuar më herët, duke e çuar në nëntë numrin total të shkencëtarëve të vrarë në valën e fundit të sulmeve. Ushtria izraelite nuk ka komentuar zyrtarisht, por mediat ndërkombëtare raportojnë se objektivi i operacioneve është frenimi i avancimit të kapaciteteve bërthamore të Iranit.

Ndërkohë, Teherani ka akuzuar Izraelin për “terrorizëm shtetëror” dhe ka paralajmëruar se do të ketë pasoja. Në të njëjtën kohë, tensionet e reja kanë vënë në pikëpyetje bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit për një marrëveshje të re bërthamore.