TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se evropianët nuk do të jenë të dobishëm në zgjidhjen e luftës midis Iranit dhe Izraelit, pas një takimi në Gjenevë midis ministrave të Jashtëm evropianë dhe iranianë.
“Irani nuk dëshiron të flasë me Evropën. Ata duan të flasin me ne. Evropa nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë për këtë çështje”, deklaroi presidenti i SHBA-së pas mbërritjes së tij në Morristown, New Jersey.
Donald Trump shtoi se afati dyjavor që ai të merrte një vendim për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së në Iran ishte një “maksimum”.
”Irani është gati të shqyrtojë një kthim në diplomaci sapo të ndalet agresioni izraelit, tha sot ministri i Jashtëm iranian dhe kryenegociatori bërthamor, Abbas Araghchi pas takimit me evropianët në Gjenevë.
“Ne jemi në favor të vazhdimit të diskutimeve me E3-shin (Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar) dhe Bashkimin Evropian”, u tha gjithashtu ministri gazetarëve pas takimit me krerët e diplomacisë franceze, britanike, gjermane dhe të BE-së në qytetin zviceran.
”Ne e shohim programin bërthamor iranian me shqetësim të madh dhe për Gjermaninë është me rëndësi themelore që interesat e sigurisë së Izraelit të mbrohen, deklaroi ndërkohë po sot në Gjenevë ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul në fund të samitit mes Iranit, Francës, BM-së dhe Gjermanisë
”Ne do t’i japim përparësi kësaj në të gjitha diskutimet e ardhshme. I gjithë rajoni është në një situatë jashtëzakonisht kritike dhe qëllimi ynë i përbashkët është të shmangim përshkallëzimin e mëtejshëm dhe të përparojmë në negociata”, theksoi ai, duke treguar se përfshirja e SHBA-së në negociata ishte me rëndësi themelore.
Ndërkohë ”ministri iranian, Abbas Araghchi ka bërë publike disponueshmërinë e tij për të vazhduar diskutimet mbi programin bërthamor dhe për të gjitha çështjet, u deklarua në fund të bisedimeve të Gjenevës midis evropianëve dhe Iranit nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot.
”Presim hapjen e diskutimeve edhe me Shtetet e Bashkuara për një zgjidhje të negociuar të konfliktit”, theksoi ai.
Ministrat e Jashtëm evropianë (Jean-Noel Barrot për Francën, David Lammy për Britaninë e Madhe dhe Johann Wadephul për Gjermaninë, si dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas) i thanë sot bashkëbiseduesit të tyre iranian në Gjenevë, ministrit të Jashtëm Abbas Araghchi, se donin të “hapnin negociatat sepse Evropa konsideron se nuk ka një zgjidhje përfundimtare për çështjen bërthamore iraniane përmes zgjedhjes ushtarake, e cila mund ta vonojë, por jo ta eliminojë problemin”.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi u takua sot në Gjenevë me homologët kryesorë evropianë, të cilët shpresojnë të krijojnë një mundësi për një zgjidhje diplomatike për luftën njëjavore midis Izraelit dhe Iranit.