TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia britanike tha të martën se po përgatitej për pothuajse çdo skenar të mundshëm përpara vizitës shtetërore të Presidentit të SHBA-së Donald Trump në vend këtë javë. Trump mbërrin në Britani nesër për një vizitë të dytë historike shtetërore, e cila fillon të nesërmen, me një pritje madhështore nga familja mbretërore, përfshirë një shëtitje me karrocë dhe një darkë zyrtare luksoze në Kalanë e Uindsorit, një nga rezidencat më të vjetra dhe më prestigjioze të monarkisë britanike.
"Ky është një operacion i rëndësishëm policor dhe sigurie, siç do të prisnit për një vizitë shtetërore nga një president i SHBA-së", u tha gazetarëve zëvendëskomisionerit të Policisë së Luginës së Thames, Christian Budd.
Kryeministri britanik Keir Starmer do ta mirëpresë Trumpin në shtëpinë e tij në fshat në Chequers të enjten. Udhëtimi i profilit të lartë vjen pas vrasjes javën e kaluar të aktivistit të krahut të djathtë Charlie Kirk, një aleat i fortë i Trump, që shkaktoi frikën e rritjes së dhunës politike në Shtetet e Bashkuara. I pyetur nëse vrasja e Kirk kishte ndikuar në operacionin policor për vizitën, Budd tha se plani po rishikohej vazhdimisht.
"Jam i kënaqur që kemi planifikuar një operacion shumë gjithëpërfshirës policor dhe sigurie që merr në konsideratë pothuajse çdo eventualitet të mundshëm", tha ai.