BOTA, 8 Mars 2022, 15:09

“Europa në mëdyshje”/ SHBA pritet të ndalojë importin e naftës dhe gazit natyror nga Rusia

“Europa në mëdyshje”/ SHBA pritet të ndalojë

Presidenti i SHBA, Joe Biden, pritet t’i japë sot një tjetër goditje të fortë Presidentit rus, Vladimir Putin, teksa nuk ndalet në pushtimin e tij në Ukrainë, duke vrarë edhe gra e fëmijë.

“CNN” raporton se Presidenti Biden pritet të ndalojë sot importet e naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus në SHBA, sipas burimeve të njohura me vendimin.

SHBA do ta bëjë këtë lëvizje të njëanshme, pa aleatët e saj evropianë, për shkak të mosmarrëveshjeve mes vendeve evropiane, nëse do të ndalojnë energjinë ruse. Vendet e BE-së kanë dukshëm më shumë ekspozim ndaj energjisë ruse, sesa SHBA.

Zyrtarët amerikanë vendosën, duke pasur parasysh presionin ekstrem politik në vend, që ta ndërmarrin këtë hap pa koalicionin.

“Europa në mëdyshje”/ SHBA pritet të ndalojë
Varësia e vendeve europiane nga gazi rus