TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 26-vjeçar është sulmuar për vdekje nga një ari. Tragjedia ndodhi në një zonë malore pranë fshatit të tij Caldes në rajonin e Trentino-s. Mediat italiane raportojnë se Andrea Papi, 26 vjeç, ishte duke u stërvitur në këtë zonë të pyllëzuar.
Familja e tij, e shqetësuar për shkak se po merrte shumë kohë për t’u kthyer në shtëpi, informoi autoritetet. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit e gjetën atë të vdekur natën e së mërkurës në të enjten në një luginë. Ai kishte plagë të thella në qafë, në krahë dhe në gjoks, të cilat me sa duket ishin shkaktuar nga ndonjë kafshë e madhe mishngrënëse.
Autoritetet lokale konfirmuan se është vendosur që të nisë një operacion urgjent për vrasjen e ariut, sapo të bëhet identifikimi, bëri të ditur presidenti i Trentino-s, Maurizio Fugati.